Zgjidhet më i bukuri i Italisë dhe ai është 23-vjeçari Walter Zappalà!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjidhet më i bukuri i Italisë dhe ai është 23-vjeçari Walter Zappalà!

Walter Zappalà, 23 vjeç nga Catania, është shpallur “Mister Italia” 2022. Me një diplomë trevjeçare në shkenca politike, Walter kishte edhe disa hobe si noti, futbolli dhe xhudo. Juria e kryesuar nga Nathalie Caldonazzo kurorëzoi mbrëmjen e djeshme në Pescara njeriun më të bukur të Italisë. Për të kurorëzuar “Mister Italia” ishte edhe një ish-fitues i kompeticionit, Luca Onestini, i cili së bashku me Jo Squillo drejtuan finalen. Walter u shpreh ndërkaq se:

Më duhet ende të kuptoj se çfarë ndodhi. Dedikimi i parë i shkon padyshim familjes sime. Këtu me mua në Pescara është babai im Lanfranco, por telefonata e parë erdhi nga shtëpia, me nënën time Anën dhe motrën Ginevra, që u përlotën nga gëzimi.

38 djem mbërritën në natën finale të konkursit më të rëndësishëm të bukurisë mashkullore në Itali. Përveç titullit “Mister Italia 2022”, u dhanë edhe disa çmime të tjera. Rikujtojmë, se Harnaaz Sandhu, e cila u kurorëzua “Miss Universe 2021”, zbuloi se njerëzit e kanë bullizuar në internet për shkak se ka shtuar peshë. Modelja 22-vjeçarja nga India tha për “People” së fundmi se:

Fizikisht jam rritur disi, kam marrë më shumë kilogramë dhe kam shtuar peshën time, gjë për të cilën jam plotësisht rehat tani. Por unë u bullizova për shtimin në peshë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE