“Janë çift loje, jo çift i vërtetë…”/Marrëdhëniet romantike brenda shtëpisë së “BBV” parë nga sytë e Neda Ballukut!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Neda Balluku. Mbrëmjen e së shtunës u largua Albi Nako dhe Arta Kabashi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Si e komenton Neda daljen e tyre? Zbuloni duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, si i komenton Neda raportet romantike të krijuar brenda shtëpisë së “BBV”?
Në bazë të asaj që shoh, të tre çiftet ndryshojnë. Ilnisa-Meriton janë çift loje, jo çift i vërtetë. Kanë një qëllim për të shkuar larg. Meritoni e di që është Ilnisa ajo që e mban në lojë ndërsa Ilnisës i duhet Meritoni për të patur levën e saj sepse është i vetmi banor që ka afër aty brenda. Shumë shpesh ajo i mendon gjërat dhe Meritoni është ekzekutuesi. Mendoj që mes çifteve do të ketë luftë. Bardhi nga ana tjetër duket që ka një tërheqje fizike ndaj Sarës. Sara e ka xhan por e ka mendjen gjithë kohës tek loja. E respektoj por mendoj që nëse je i përfshirë nga personi nuk e vë prioritet lojën. Kisha menduar që Romeo kishte qëllim konkret për të krijuar një lidhje aty brenda, i di fuqitë e tij edhe pse pjesën e humorit e ka patur shumë të zbehtë. Ai është një moderator modern por është zbehur aty brenda. Mund të jetë përfshirë mendoj me Heidin.
Marrëdhënia e vajzave me njëra-tjetrën brenda shtëpisë duket goxha e tensionuar, si e gjykon Neda lojën që Sara i bëri Ilinsës duhet ia hedhur rrobat në ujë?
Mendoj që ka limite, nuk duhet të preket tjetri tek sendet personale pavarësisht se e kuptoj Sarën sepse ka qenë një target i Ilnisës që në fillim. Ilnisa është një njeri që i nis gjërat që nuk duhet të nisen. Nuk dua ta justifikoj Sarën por me Ilnisën gjërat janë shkak-pasojë.