Ju prezantojmë me Apameh Senauer, 39-vjeçarja nga Irani që u kurorëzua Miss Gjermania!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me Apameh Senauer, 39-vjeçarja nga Irani që u kurorëzua Miss Gjermania!

Nga 15,000 bukuroshe që konkurruan për më të bukurën e Gjermanisë, vetëm njëra prej tyre triumfoi. Ajo është 39-vjeçarja Apameh Senauer, e cila jeton në Berlin dhe është me origjinë nga Irani. Gratë që fitojnë titullin “Miss Gjermania” kanë më tepër përgjegjësi sesa të jenë vetëm modele dhe të bukura. 39-vjeçarja triumfoi ndaj tetë finalistëve të tjerë dhe fitoi 25 mijë euro. Arkitektja u shpreh gjatë konkursit se dëshiron të mbështesë vajzat e reja që janë emigrante.

Ajo lindi në Teheran dhe u shpërngul me familjen në Gjermani në moshën 6-vjeçare. Gjatë konkursit të bukurisë, nëna e dy fëmijëve bëri të qartë angazhimin e saj për të mbështetur të drejtat e grave në Iran. Në faqen e konkursit, Senauer shkroi se është e përkushtuar të ndihmojë gratë e pakicave dhe të shtypura. Konkursi i bukurisë në Gjermani nuk ka më kufi moshe. Finalistja më e vjetër ishte 42-vjeçarja Minion Kovolik nga Hamburg.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48873 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE