Real Madrid e kërkon me ngulm, Alphonso Davies kërkon një shumë marramëndëse për të rinovuar…

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Real Madrid e kërkon me ngulm, Alphonso Davies kërkon një shumë marramëndëse për të rinovuar…

Bayern Munich raportohet se i ka vendosur një çmim objektivit të Real Madridit, Alphonso Davies dhe janë gjithashtu duke u bërë gati për të blerë zëvendësuesin e reprezentuesit kanadez. Sipas Sky Germany, një takim është mbajtur në Mynih mes agjentit të Davies, Nick Househ, dhe drejtorit sportiv të Bayernit, Christoph Freund, për të diskutuar mbi të ardhmen e lojtarit, e cila momentalisht është e paqartë. 23-vjeçari është nën kontratë me bavarezët deri në 2025 dhe po shtyen për një rritje substanciale të pagës për të nënshkruar një kontratë afatgjatë.

Një raportim gjatë ditës së sotme nga The Athletic, ka bërë të ditur se Real Madridi ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Alphonso Davies. Në fakt, kjo nuk do të ishte asnjëherë një problem për gjigantin spanjoll, duke marrë parasysh edhe dëshirën e lojtarit. Sidoqoftë, duket se aryseja pse bisedimet për rinovim të kontratës me Bayernin kanë ngecur dhe kanë krijuar mundësinë që Reali të bëjë hapa drejt transferimit të kanadezit është zbuluar. Media gjermane BILD ka raportuar se Davies ka kërkuar një pagë hiq më pak se 20 milionë euro në vit për të rinovuar kontratën e tij. Real Madridi në anën tjetër, duket se janë në gjendje të plotësojnë këtë kërkesë të kanadezit.
Toni Kroos është lojtari me pagën më të lartë momentalisht, pasi besohet se përfiton rreth 24 milionë euro neto, ndërsa pas tij vijnë David Alaba, Luka Modric dhe Vinicius Junior të cilët kapin shifrën e 20 milionë eurove. Momentalisht, madrilenët janë duke pritur dritën e gjelbër nga Bayerni në mënyrë që ata të bëjnë ofertën e parë zyrtare për lojtarin, ofertë kjo e cila pritet të jetë në regjionin e 30-40 milionë eurove. Është bërë e ditur se drejtuesit e klubit spanjoll nuk do të paguajnë më shumë se 50 milionë euro për shërbimet e Davies, veçanërisht pasi atij i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë me bavarezët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE