U desh dasma e Elgitit me Klean që Romeo Veshaj të zbulonte këtë “sekret”

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U desh dasma e Elgitit me Klean që Romeo Veshaj të zbulonte këtë “sekret”

Në datën 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë, e cila ishte edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid.

Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm, me ta ishte dhe djali i tyre.

Në dasmë ishin të ftuar shoqëria e ngushtë e çiftit dhe nuk mund të mungonin vëllezërit Veshaj, ku Romeo ka qenë edhe shoqëruesi i dhëndrit.

Ditën e sotme në “Ftesë në 5” janë zbuluar disa intervista të bëra gjatë dasmës dhe një ndër to ka qenë me Romeo Veshaj, i cili ka folur shumë i emocionuar për ta dhe duke menduar veten e tij dhëndër.

“E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51089 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE