Shtohen lëvizjet në kufi! Rritet edhe numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë në fillim të vitit

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtohen lëvizjet në kufi! Rritet edhe numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë në fillim të vitit

Gati gjysmë milionë vizitorë të huaj erdhën në vendin tonë sipas shifrave të INSTAT. Treguesi vjen me 30% rritje nga një vit më parë, ndërsa turizmi tashmë gjithnjë e më shumë bëhet gjithë-vjetor.

Të ndarë sipas shtetësive të turistëve të huaj INSTAT thotë se rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me rreth 475 mijë shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 8.867 dhe 2.157 shtetas.

Turistët nga Amerika janë rritur me 20% nga një vit më parë, ata nga Azia lindore dhe paqësori me 40%.

Sa i përket Evropës, turistët me rritjen më të fortë janë ata nga vendet Qendrore dhe Lindore me gati 50%, duke u ndjekur nga vendet e pjesës veriore të kontinentit me 40%. Ndërkohë vizitorët nga vendet jugore të Evropës që përbëjnë dhe grupin më të madh janë rritur me 22%, me 27% ata nga Evropa lindore/Mesdheu dhe nga pjesa perëndimore me 20%.

Sa i përket arsyeve të vizitës nga të huajt, 94% e tyre kanë ardhur për pushime. 4% prej tyre janë udhëtarë tranzit, me rritje të ndjeshme nga një vit më parë. Ndërsa pjesa tjetër kanë vizituar vendin për arsye shëndetësore si dhe për biznes ose arsye profesionale.

Gjithashtu INSTAT raporton se nuk kanë munguar as lëvizjet e shqiptarëve nëpër vende të huaja. Janë rreth 645 mijë shtetas kanë dalë jashtë vendit me rritje 19% nga një vit më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE