Hapet xhamia më e madhe në botë!

vovalbania February 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hapet xhamia më e madhe në botë!

Dy javë përpara nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, Algjeria ka hapur xhaminë e tretë më të madhe në botë. Gjatë një falje namazi, xhamia mund të mbajë deri në 120 mijë besimtarë. Karakteristikë e kësaj xhamie do te jetë minarja, e cila është 265 metra, cilësuar si më e larta në botë. Sa i përket kapacitetit për praninë e besimtarëve, kjo xhami do të renditet pas xhamisë në Mekës dhe asaj të Medinës, në Arabinë Saudite.

Ndërtimi i kësaj xhamie nisi në vitin 2012 dhe për afro 7 vite u përball me shumë vonesa dhe tejkalime të kostove. Xhamia ishte synimi i ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 2019, pas dy dekadash në pushtet. Ish-presidenti e kishte emëruar xhaminë me emrin e tij dhe kishte planifikuar ta përuronte atë në shkurt 2019, por nuk u lejua.

Xhamia ka kushtuar afro 900 milionë dollarë dhe për t’u ndërtuar është dashur puna e një kompanie kineze. Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune, përuroi zyrtarisht Xhaminë e Madhe të Algjerisë në bregdetin mesdhetar të kombit të Afrikës Veriore. Për ndërtimin e këtij objekti ka pasur kritika se dyshohet se është ngritur në një zonë me rrezik sizmik, por qeveria e ka mohuar këtë dyshim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE