Mediat: Milionerët po përgatiten për fundin e botës me armë, ushqim e flori në bunkerët sekretë!

vovalbania February 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mediat: Milionerët po përgatiten për fundin e botës me armë, ushqim e flori në bunkerët sekretë!

Mediat kanë nisur të përmendin shpesh së fundmi sesi më të pasurit e botës po përgatiten për fundin e botës, duke shtuar spekulimet se elita di diçka që ne nuk dimë, përderisa po mbledhin furnizime dhe po ndërtojnë bunkerë sekretë.

Daily Star ka përmendur më parë sesi kreu i Meta, Mark Zuckerberg ka hartuar planet e një bunkeri masiv në ishujt e Hawaii. Kjo lëvizje bëri që komentatorja e njohur Christina Randall të deklaronte se më të pasurit po përgatiten për “Profecinë Biblike,” duke lënë pjesën tjetër të botës në fatin e tyre, që në këtë rast nuk duket fare pozitiv.

Një tjetër milioner që po përgatitet për këtë ‘Armageddon’, është Sam Altman, themeluesi i OpenAI, krijues i programit të inteligjencës artificiale ChatGPT, i cili ka thënë se një “luftë berthamore” ose një “virus fatal i krijuar në mënyrë sintetike” mund të sjellin një rrezik të tillë.

Prandaj Altman thotë se ruan një rezervë të ditës së kataklizmës, me ujë, ushqime, armë e mjekime, në një vend të sigurtë.

Ai tha për rrjetin New Yorker: “Përpiqem të mos mendoj shumë për këtë, por kam mbledhur armë, flori, jod, bateri, ujë dhe maska gazi, në një copë tokë ku mund të shkoj me avion”.

Mark Zuckerberg thuhet se ka ndërtuar një bunker sekret në pronën e tij në Hawaii, që rrethohet nga një mur 2 metra i lartë, shkruan rrjeti Wired.

Më i pasuri në Idaho, Frank VanderSloot, ka blerë një pronë “shpëtimi” ngjitur me atë të kreut të Facebook, për afro $51milionë, siç besohet per arsye te ngjashme.

Tesla Cybertruck, the finest in apocalypse defense technology! https://t.co/nf2rayrCZd

— Elon Musk (@elonmusk) February 26, 2024

Elon Musk gjithashtu ka deklaruar se ka krijuar një “mbrojtje shumë të mirë” ndaj fundit të botës, teksa në një postim shfaqte imazhin e mjetit të tij Tesla Cybertruck – duke e quajtur si mbrojtje ndaj raketave apo robotëve vrasës.

Por mediat thonë gjithashtu se ai ka ndërtuar në Kansas, një bunker nëntokësor 15-katësh me githçka për të mbijetuar në rast lufte totale në sipërfaqe.

Vetëm dera e bunkerit peshon 50 ton, ndërsa brenda gjenden 14 njësi banimi që mund të presin deri në 75 njerëz, sipas rrjetit SuperCarBlondie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE