Të “qëndisësh” veshët për t’u dukur si vathë…/Videoja e blogeres merr miliona shikime në TikTok!
vovalbania
February 27, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Influencerja e njohur në TikTok @viennaskye ka nisur një trend shumë të çuditshëm. Në vend të vathëve që vendosim në vesh, influencerja ka “qëndisur” veshët që të duken një aksesor autentik dhe interesant.
Would you try this? 🪡👂🏻
Megjithatë, ajo këtë e bëri në një mënyrë më të thjeshtë dhe jo siç mund të mendojnë të gjithë. Bukuroshja “qëndisi” veshët duke penetruar gjilpërën vetëm në zonat ku i kishte shpuar veshët më parë. Prandaj, kini kujdes! Influencerja arriti që me penjtë e kuq të krijonte një aksesor tejet autentik në veshët e saj dhe videoja e saj në TikTok ka marrë mbi 8.6 milionë shikime. Por, ajo gjithashtu paralajmëroi përdoruesit se nëse do ta bëjnë një gjë të tillë të kenë kujdes që t’i mbajnë vetëm për disa orë.