Elefanti kap turisten me noçkë dhe e vërvit në ajër, teksa bënte xhiro për vizitorët në Indi!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elefanti kap turisten me noçkë dhe e vërvit në ajër, teksa bënte xhiro për vizitorët në Indi!

Momente tmerri janë regjistruar në një park të njohur në Indi kur një elefant i rezortit kapi me noçkën e tij një turiste ruse dhe e rrotulloi në ajër para se ta lëshonte përtokë duke e plagosur. Pamjet u regjistruan nga kamerat e sigurisë në parkun Amer Fort në qytetin Jaipur ku elefanti femër kap gruan me hundën e tij masive duke e vërvitur ashpërsisht dhe më pas duke e lëshuar në tokë duke i thyer këmbën.

Një tjetër person duket se përfshihet nga furia e elefantit dhe përplaset në muret e kopshtit teksa dy persona të tjerë që përpiqeshin të ndihmonin u plagosën. I njëjti elefant që përdorej për shetitjet e turistëve raportohet se ka plagosur një punonjës dyqani në tetor 2022, thanë organizatorët.

Megjithëse elefantët rrallëherë reagojnë ndaj njerëzve, grupet e bamirësisë thonë se ata mund të bëhen agresivë dhe të vrasin njerëz kur ndjehen të kërcënuar apo keqtrajtuar. Mijëra të tillë përdoren për qëllime zbavitjeje turistike në vendet e Azisë. Në video shihet elefanti i quajtur Gouri që sulmon turisten ruse në sheshin qendror të parkut  Amer Fort në Jaipur.

Grupi i mbrojtjes së kafshëve PETA bën thirrje që tashmë Gouri të largohet nga parku turistik prej “traumës së zgjatur të skllavërimit”. Ata thonë se kjo sjellje është tipike e kafshëve deh nxisin turistët të qëndrojnë larg metodave shfrytëzuese të vendasve. Elefantët janë kafshë herbivore dhe vetëm në Indi rreth 400 vdesin çdo vit, sipas grupeve të bamirësisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51739 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE