Pamjet e mikpritjes së presidentit Zelenskyy në Kryeministri!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamjet e mikpritjes së presidentit Zelenskyy në Kryeministri!

Në Kryeministri, kryeministri Edi Rama priti Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Takimi me Ramën ishte i pari në axhendën e ngjeshur të Zelenskyy-t, në këtë vizitë gjithashtu të parë në Shqipëri dhe që i parapriu atij mes dy delegacioneve ku pritet firmosja e një marrëveshjeje dypalëshe.

“Mikpritja për herë të parë e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderin e rezistencës heroike”, u shpreh Rama krahas pamjeve nga pritja në ambientet e Kryeministrisë.

Presidenti Zelenskyy do të marrë pjesë në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”, që organizohet sot në Pallatin e Kongreseve. Volodymyr Zelenskyy është organizator i samitit, bashke me kryeministrin Edi Rama. Aty marrin pjesë 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

Zelensky konfirmoi se palët do të diskutojnë bashkëpunimin politik dhe atë të mbrojtjes, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Në një postim në X, shkroi:

Sot punoj në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Europa Juglindore.

Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7-ës, të cilën ne e vlerësojmë shumë.

Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin “Ukrainë-Europë Juglindore” që tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë e të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit.

Presidentit ukrainas, kryeministri Rama i tregoi edhe ekspozitën më titull: “Ukraina, një krim lufte” ku janë ekspozuar 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus. Ekspozita është e hapur për publikun nga sot dhe deri në 23 mars, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Po ashtu, shefi i qeverisë shqiptare i dhuroi presidentit Zelenskyy librin e tij me piktura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE