Pas takimit në Kryeministri me Ramën, Zelenskyy: Diskutuam prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas takimit në Kryeministri me Ramën, Zelenskyy: Diskutuam prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta!

Në Tiranë, nisi samiti “Ukrainë-Europa Juglindore”, me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Në tapetin e kuq të shtruar në pjesën e jashtme, përpara Pallatit të Kongresve, kryeministri Rama dhe Zelenskyy, pritën dhe bënë fotot e rastit me pjesëmarrësit, mes tyre presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Para pjesëmarrjes në samit, Rama-Zelenskyy u takuan në Kryeministri dhe për këtë takim, presidenti ukrainas infirmon:

Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.

Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.

Presidentja Osmani u shpreh e bindur që Ukraina do ta njohë një ditë shtetësinë e Kosovës. Duke folur para samitit ku pritet të diskutohet për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

Osmani iu tha mediave se do të flasë për hapat konkretë që ka bërë Kosova për të dënuar pushtimin e nisur prej Moskës në Ukrainë më 2022-shin dhe për të mbështetur Kievin.

A do të kërkojë prej presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, njohjen e shtetësisë së Kosovës?

Këto janë çështje bilaterale, ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në një gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj dhe pavarësinë e saj.

Mediat serbe shkruajnë se Serbia do të kërkojë të ndryshohet deklarata finale që pritet të firmoset në përfundim të samitit për Ukrainën në Tiranë. Mësohet se Serbia kërkon që nga deklarata të fshihet emri i Serbisë si shtet që kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Të fshihet dhe pjesa që Federata Ruse ka “influencë malinje” në vendet e rajonit. Se në tekst nuk thuhet “vendet” por “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor”, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën,

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49657 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE