Samiti i Europës Juglindore, Begaj: Tirana kryeqytet i bisedimeve, vullnet për të kontribuar për paqen!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Samiti i Europës Juglindore, Begaj: Tirana kryeqytet i bisedimeve, vullnet për të kontribuar për paqen!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor,  Europës Juglindore dhe të Bashkimit Europian. “Tirana kryeqytet i bisedimeve!”,- shkruan Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Takimet, kryetari i shtetit i vlerëson si “të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal”. Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në rrjetet sociale.

Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të  Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore  me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar  për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.

Axhenda:

09:00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09:05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10:10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11:00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11:30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

13:30 – ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Samiti i rëndësishëm Ukrainë-Europa Juglindore, për herë të parë ka sjellë në Tiranë, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit u prit nga kryediplomati Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, si dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE