U gjobit me rreth 93 mijë lekë/ Kryebashkiakja e Durrësit padi ndaj KQZ-së, seanca mbahet në 6 mars!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U gjobit me rreth 93 mijë lekë/ Kryebashkiakja e Durrësit padi ndaj KQZ-së, seanca mbahet në 6 mars!

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka dorëzuar një padi ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Sako ka bërë padi kundër vendimit të datës 19 janar nga KQZ, që e gjobiti atë me rreth 93 mijë lekë, raporton gazetarja Anila Hoxha.

“Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor”, ishte vendimi i dhënë nga KQZ një muaj më parë.

Gjykata e Apelit ka hedhur shortin për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët: relatorja Edlira Petri dhe anëtarët Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili, Sokol Ibi e Alma Kolgjoka. Ndërkohë, këtë të mërkurë, u vendos që seanca të mbahet në 6 mars, në orën 08:30.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51043 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE