Fationi rendit arsyet pse duhet të fitojë ‘BBV3’

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fationi rendit arsyet pse duhet të fitojë ‘BBV3’

Rike Roçi u vendos para një zgjedhje sot nga “Vëllai i madh”.

Duke qenë se pak ditë më parë ajo u zgjodh si lidere e shtëpisë, sot Rikja duhet të jepte 6 emra që i shikon në finalen e “Big Brother VIP”.

Kështu, secilk prej banorëve duhet të jepte disa cilësi që duhet të kishte fituesi i këtij formati.

Një prej tyre ishte dhe Fation Kuqari i cili u shpreh kështu:

‘Pse duhet ta fitoj unë ‘Big Brother-in’ dhe nuk do bëj kurrë kompromis për këtë gjë ta di që do dal të shtunën nga shtëpia, pasnesër le të dal, nuk do të bëj kurrë kompromis, besoj se e keni parë të gjithë.E para, jam super i drejtë, e dyta, kam bërë gabime i pranoj por di të reflektoj, jam burrë.E treta, kurrë nuk e ha kërcënimin, nga i pari tek i fundit flas në lojë këtu brenda, s’ma mbyll dot gojën askush nga ju.Disa nga ju e kanë parë shumë mirë çfarë do të thotë në momentin që merresh me mua përsa i përket argumentit, nuk i tërhiqem kurrë argumentit tim nëse kam të drejtë.Unë këtu e kam thënë gjithmonë që drejtësia duhet të jetë shumë e pastër, shumë shumë e pastër përsa i përket këtyre gjërave, dhe unë prandaj duhet ta fitoj këtë ‘Big Brother’ për këto arsye.’

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE