“Kush lë “Big Brother-in e merr për poshtë”- Arbana i reagon në mënyrën më të mirë të mundshme Ledionit (Foto)

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kush lë “Big Brother-in e merr për poshtë”- Arbana i reagon në mënyrën më të mirë të mundshme Ledionit (Foto)

Disa ditë më parë, një deklaratë e Ledion Liços u mor si ‘thumb’ për Arbana Osmanin.

E gjithë situata ndodhi gjatë prime-t, teksa Meri Shehu, e cila ishte në studio si një prej të eliminuarve nga “Big Brother VIP”, u shpreh se Ledioni është një nga moderatorët më të mirë.

Ai ia ktheu ish-banores duke i thënë se gjatë javës ka pasur mjaft komente të tilla pozitive. Ledioni e vijoi fjalën e tij duke thënë se është vetë formati i Big Brother ai i cili të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai, “të merr për poshtë”.

Për këtë deklaratë, ka ardhur së fundmi një reagim nga Arbana Osmani.

Ajo ka zgjedhur që fjalëve të Ledionit se kush lë “Big Brother-in”, në këtë rast Arbana, të merr për poshtë, moderatorja i është përgjigjur me shifra.

Ish-moderatorja e dy sezoneve të “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një foto në InstaStory ku tregon se në biznesin e saj që është hapur pak kohë më parë, ka mundur të bëjë brenda një dite më shumë se 430 shitje të vetëm një produkti, konvertuar në rreth 184,000 lekë të reja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE