Mes Kledi Kadiut dhe Ilir Shaqirit, ja si përgjigjet Valbona Selimllari!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes Kledi Kadiut dhe Ilir Shaqirit, ja si përgjigjet Valbona Selimllari!

Epara në Shqipëri me një titull bukurie, Valbona Selimllari ka qenë vazhdimisht pjesë e medias dhe spektakleve të vallëzimit. Përtej komenteve objektive, nuk ka ngurruar as të kërcejë në skenë. Së fundmi faqja zyrtare e “Dancing with the Stars” në Intagram na zbuloi se Valbona Selimllari është anëtare e jurisë.

Ditën e djeshme Valbona ka qenë e ftuar në rubrikën “Galeri” tek “E Diell” me Ed Manushin. Mes jetës së saj profesionale ku ka treguar edhe për sezonin e ri të “DWTS”, Valbona ka treguar edhe për raportin e saj me Ilir Shaqirin, i cili këtë sezon do të jetë pjesë e jurisë bashkë me të dhe Kledi Kadiun, i cili ka qenë sezonin e kaluar.

Me të dy kam marrëdhënie të mirë, me Ilirin nuk kam eksperiencë pune, të dy i njoh po me Kledin kam më shumë eksperiencë pune, jemi takuar më shpesh, nuk kam problem të shkoj mirë me këdo… 

Si e mendon bashkëpunimin me Ilir Shaqirin?

Jam e bindur që do vej mirë tani mbetet për tu parë po nuk mendoj për aq kohë sa njihemi me njëri- tjetrin dhe nuk kemi pasur konflikte atje, mund të kemi mendime të ndryshme, po kjo është e bukura… 

 

Mes jetës së saj profesionale e fëmijërisë së saj, Valbona ka treguar edhe fakte që nuk i dinim për to, ku ndër to ishte edhe marrëdhënia e saj e ngushtë me makinën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE