Njerëzit janë të shqetësuar për Hailey dhe Justin, por pse?

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njerëzit janë të shqetësuar për Hailey dhe Justin, por pse?

Stephen Baldwin ka shqetësuar rrjetin pasi rishpërndau në Instagram një video të publikuar nga një pastor që po kërkonte nga ndjekësit të fusin në lutjet e tyre të përditshme edhe Hailey e Justin Bieber, ndërsa në videon në fjalë shfaqet Justin duke kënduar.

“Kristianë, ju lutem, kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment që të ofroni një lutje që të kenë mençuri, mbrojtje dhe qasje më të afërt ndaj Zotit”, shkroi pastori Max.

Më tej, ai shpjegoi se personat që janë në qendër të vëmendjes janë të rrezikuar nga e keqja dhe armiku nuk i lejon pranë Zotit.

Babai i modeles nuk dha asnjë kontekst për këtë postim dhe kjo ngjalli pikëpyetje te njerëzit, të cilët shprehën shqetësimin online.

“Jam duke u lutur që Justin të marrë thirrjen e tij në jetë. Me platformën e tij ai mund të shpërndajë mesazhin te miliona adhurues të Jezusit”, shkruan dikush; “Atyre u duhen lutjet tona tani më shumë se kurrë”, shkruan një tjetër, ndërsa nuk kanë munguar komentet e shkruara nga njerëzit konfuzë që s’e kanë idenë se ç’po ndodh. “Më falni, pse po bëhet e gjitha kjo? Patjetër që do lutem për ta, por a ka ndonjë problem?”, u shpreh një përdorues në TikTok.

Për çiftin e njohur ka kohë që qarkullojnë lajme për ndarje dhe vështirësi në martesën e tyre, por deri tani kanë mbetur të palëkundur para publikut.

Pak orë pas zhurmës mediatike nga ky postim, Justin dhe Hailey u panë duke shkuar në një meshë private së bashku. Ata janë kristianë të devotshëm dhe e kanë pranuar shpesh rëndësinë që ka feja në jetën e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE