Bizneset Saudite kërkojnë rritje tregtie me Shqipërinë!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bizneset Saudite kërkojnë rritje tregtie me Shqipërinë!

Fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike, shtimi i shkëmbimeve tregtare dhe rritja e investimeve, ishin në fokusit të takimit ‘Vizion 2030’ të zhvilluar në Tiranë mes sipërmarrësve nga Arabia Saudite dhe bizneseve vendase.

Edhe pse në rritje Hasan Mujeb Al-huëaizi, kreu i Federatës së Dhomave Saudite, theksoi se bashkëpunimi mes vendeve nuk është aty ku duhet.

“Shkëmbimet mes dy vendeve nga 5 milionë dollarë në vitin 2015, arritën në 16 milionë dollarë në vitin 2022, por ende ka arritur në nivelin e dëshiruar, veçanërisht përsa i përket eksporteve me republikën e Shqipërisë”, tha Al-huëaizi.

Ministrat shqiptarë ftuan bizneset të investojnë dhe bashkëpunojnë me sipërmarrjen vendase në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Produktet e bimëve medicinale konkurrojnë denjësisht, edhe pse automatizimi dhe përpunimi i tyre mbetet prapa. Mendoj që atë që keni arritur ju me automatizimin, duhet të krijohet një sinergji tjetër për të zhvilluar bizneset në sektorin e bimëve medicinale. Kemi një kapacitet ende të pa eksploruar drejt mbjelljes së çdo sipërfaqe toke me ullinj, të rrisim cilësisë dhe eksportit. E gjithë oferta e agroturizmit të shkoj drejt një agroturizmi cilësor, ekonomi e shkallës, aty ku certifikimi për këtë sektor siguron përfitime fiskale. për të gjithë agroturizmat e certifikuar: 6% e TVSH, 5% tatim mbi fitimin dhe duke e zeruar taksën e infrastrukturës”, tha Anila Denaj, ministre e Bujqësisë e Zhvillimit Rural.

“Shqipëria ofron një sërë mundësish në sektorë të ndryshëm për investitorët e huaj që kërkojnë të përfitojnë nga potenciali i vendit tonë. Nga turizmi dhe energjia te bujqësia, prodhimi dhe teknologjia, Shqipëria paraqet një terren pjellor për investime dhe rritje. sektori i energjisë në Shqipëri është premtues për investitorët e interesuar për energjinë e rinovueshme. Me burime të bollshme natyrore si hidroenergjia, dielli dhe era, Shqipëria ka potencialin të bëhet një qendër për prodhimin e energjisë së pastër”, tha Blendi Gonxhja ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Gjatë takimit u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes Dhomave Saudite dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë në Shqipëri, me synim rritjen e bashkëpunimit mes sipërmarrjes së dy shteteve. –sh.c–

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE