Foli hapur mbi lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeveritarëve vendas, vritet kandidati për president në Ekuador!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Foli hapur mbi lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeveritarëve vendas, vritet kandidati për president në Ekuador!

Fernando Villavicencio, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe kandidat në zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit ishte nga të paktët që guxoi të fliste hapur mbi lidhjet mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve qeveritarë vendas. Guximi i kushtoi shtrenjtë: Villavicencio u qëllua për vdekje pak pas largimit nga një tubim elektorale me simpatizantë të tij në qytetin verior të Kuitos. Një pjesëtar i ekipit të fushatës së tij, u ka thënë mediave lokale se 59 vjeçari ka qenë duke hyrë në makinë kur një burrë i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar në kokë.

Dëshmitarët thanë se Villavicencio u qëllua tre herë me armë. Autori i dyshuar i ngjarjes po ashtu u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë, dhe më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra. Në total, nëntë persona u plagosën në këtë incident.

“Nuk e kuptojmë ku ishte policia, ku ishte mbrojtja policore..Dihej që Fernando ishte i rrezikuar, dhe jo më larg se këto ditët e fundit ishte kërcënuar nga një grup kriminal. Përse nuk ishte policia këtu për të mbrojtur jetën e tij dhe të gjithëve neve që ishim këtu me të.”- Galo Valencia, xhaxhai i Fernando Villavicencio.

Presidenti Guillermo Lasso, u zotua se ky “krim nuk do të mbetet pa ndëshkim” dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

 “Dekreti i dytë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë. Forcat e Armatosura nga ky moment janë mobilizuar në të gjithë territorin kombëtar për të garantuar sigurinë e qytetarëve, qetësinë e vendit dhe zgjedhjet e lira e demokratike të 20 gushtit.” – Guillermo Lasso, president.

Gjashtë persona u arrestuan në lidhje me vrasjen pas bastisjeve të policisë në Quito. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është planifikuar të zhvillohet më 20 gusht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49627 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE