“E njeh psikopatinë e saj dhe di ta përdor aty…”/Zhaklina Gjolla analizon lojën e Eglës në “BBV” dhe jo vetëm!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E njeh psikopatinë e saj dhe di ta përdor aty…”/Zhaklina Gjolla analizon lojën e Eglës në “BBV” dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Zhaklina Gjolla. Ditën e djeshme në shtëpinë e “BBV” shpërtheu një debat i fortë mes Ilnisës dhe Erjolës. Erjola arriti deri aty sa gatoi hallvë pasi sipas saj në kuptimin figurativ Ilnisa ka vdekur. Ky veprim shqetësoi shumë Ilnisën e cila u përlot dhe tha se ka një vajzë jashtë qe e sheh. Si e komenton Zhaklina këtë debat mes vajzave? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, Juli duket sikur po thur plane, ka nisur të krijojë grupime që po nisin të bien në sy. Si e komenton Zhaklina?

Nuk po më duket sikur po ofron një model të mirë. Është shumë i ftohtë emocionalisht me banorët dhe duket sikur po e orkestron ai lojën por në fakt nuk po e bën. Reklamon veten e tij, sikur mundohet të bëjë disa intriga por nuk i bën tamam. Më duket sikur nuk po lëviz ndonjë tel aty brenda, ka dhe shprehje të cilat nuk më pëlqejnë fare. Juli nuk është në katërshen e filanisteve sipas meje, vetëm nëse e sofistikon mënyrën e tij të lojës.

Loja e Eglës brenda “BBV” sipas Zhaklinës?

E kam thënë që në fillim që hyri që Egla ka një strategji për të rënë në sy dhe duket se e ka ndarë mendjen, e njeh psikopatinë e saj dhe di ta përdor aty. Më pëlqen jo për ta pasur shoqe por më pëlqen në lojën e saj. I çmend të gjithë ata aty brenda. Është shumë e përgatitur.

Situata Heidi-Romeo-Françeska?

Heidi më ka pëlqyer që në fillim për një lloj dinjiteti që tregon në biseda. Ka ruajtur normalitetin mes butaforisë, më pëlqeu edhe dalja që i bëri Romeos. Romeo nuk më pëlqeu me presionin që i bëri, zë një të dashur dhe mendon se do rri në shpatullën e tij gjithë kohës. Nuk është ky realiteti. Më pëlqeu fakti që Heidi i tha nuk duhet të ngatërrojmë lojën me marrëdhënien personale. Mënyra se si Romeo i drejtohet Heidit është shumë manipuluese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE