Zgjedhjet e para në Iran pas protestave masive/Pritet pjesëmarrje e ulët!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet e para në Iran pas protestave masive/Pritet pjesëmarrje e ulët!

Në Iran janë hapur qendrat e votimit, për herë të parë që prej protestave antiqeveritare të vitit 2022. Zgjedhjet e sotme po konsiderohen si shumë të rëndësishme për legjitimitetin dhe mbështetjen kombëtare për lidershipin e Republikës Islamike, ndonëse pritet një pjesëmarrje e ulët. Më shumë se 61.2 milion njerëz kanë të drejtë vote dhe janë thirrur të zgjedhin.

Në Iran do të zgjidhen deputetët e rinj, si dhe anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve. Asambleja zgjedh e mbikëqyr figurën më të fuqishme të Republikës Islamike, njëherazi komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, liderin suprem, i cili merr vendime kyçe për votuesit, të tilla si liritë sociale dhe kushtet ekonomike. Në pushtet prej më shumë se 30 vitesh, Ayatollah Ali Khamenei nxiti votuesit që të dalin në votime. Sipas tij, nuk zgjidhet gjë nga mosdalja në zgjedhje.

Apatia në mesin e votuesve mbetet e lartë, pas një periudhe trazirash të lidhura me vdekjen e një të reje, e cila humbi jetën ndërsa ishte ndaluar nga e ashtuquajtuta Policia e Moralit lidhur me mosvendosjen e hixhabit në “mënyrën e duhur”.

Në forma të ndryshme, media shtetërore ka tentuar t’i inkurajojë njerëzit që të dalin dhe të votojnë duke krijuar edicione maratonë kushtuar kandidatëve. Por, dalja në zgjedhje pritet të jetë e ulët pavarësisht përpjekjeve të propagandës. Një agjenci për sondazhet publike, e lidhur me shtetin, parashikon pjesëmarrje 41% në zgjedhjet parlamentare.

Nëse shifra është e saktë, ajo do të jetë edhe më e ulëta në 12 zgjedhjet e fundit. Prej protestave mbarëkombëtare të vitit 2022 dhe shtypjes së egër të tyre nga dora e shtetit, atmosfera në Iran është bërë shumë e rëndë dhe opinionit publik i është shtuar ndjenja e pakënaqësisë ndaj qeverisë.

Këtë vit, një numër rekord prej 15 mijë e 200 kandidatësh kanë të drejtë të garojnë për 290 vendet e Parlamentit të Iranit, por vetëm 30 prej tyre janë prej kampit reformist, pra një numër tejet i ulët. Zgjedhjet, ata i kanë përshkruar si “pa asnjë kuptim, të padrejta dhe joefektive”.

Një ditë më parë, zyrtari amerikan Matthew Miller, ka thënë se “një numër i madh iranianësh” nuk kanë pritshmëri që zgjedhjet do të mund të jenë të lira e gjithashtu të drejta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48895 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE