Fizioterapisti Endrit Mone zbulon se deri kur mund të korrigjojmë deformimin e shtyllës kurrizore!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fizioterapisti Endrit Mone zbulon se deri kur mund të korrigjojmë deformimin e shtyllës kurrizore!

Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh, ku të ftuar këtë mbrëmje kanë qenë Ermira Ziçishti,  mjeke pedagoge fizioterapeute në Kliniken e Rehabilitimit Fizioterapeutik në QSUNT, dhe fizioterapisti Endrit Mone për të folur më shumë rreth skoliozës – një nga deformimet që ndodhin në shpinë ose ndryshe lakimi anash i shtyllës kurrizore.

Në cilën moshë shfaqet dhe cilat janë tiparet e para dalluese sipas Endrit?

Shenjat klinike që prindërit mund të dallojnë shumë kollaj, duke filluar që nga pjesa e qafës, nëse kemi një anim të qafës dhe këndi midis shpatullës e qafës nuk është i barabartë në të dyja supet, pra kemi një sup më poshtë se tjetri, këndi i shpatullës mbrapa është pak më i rrotulluar  nga njëri pozicion në tjetrin, trekëndëshi që formohet nëpërmjet bërrylave dhe legenit nuk është në mënyrë simetrike dhe vazhdojmë më pas edhe me gjymtyrët e poshtme. Pra mënyra e qëndrimit më shumë tek njëra këmbë sesa tek tjetra. Pra janë gjëra që cilido prind mund t’i vërejë, por ta kalojmë këtë preokupim më shumë seç duhet. Sa më shpejt që ne të shkojmë drejt specialistit për të bërë një kontroll rutinë, do të ishte gjëja më kryesore dhe më specifike që duhet të ngremë në këto emisione dhe që u vinë në ndihmë të gjithë prindërve, sepse sa më shpejt të kapet, kemi mundësi rikuperimi. Dhe pse është e rëndësishme kapja në të shpejtë? Sepse ka një kufi deri kur mund të korigjohet skolioza. Nuk mund të kujtohemi pas të 20-ave kur deformimin e kolonës është hera e parë që ti e zbulon apo ka një gjë që nuk shkon në trupin tënd. Deformimi i kolonës mund të korrigjohet deri në moshën 16-17-18, pra deri atëherë kur arrin pjekuria kockore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE