Ish opinionisti i BBV ironizon Ori Nebijajn: “Nuk shkëlqeu as në Parlament as në BBV”

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish opinionisti i BBV ironizon Ori Nebijajn: “Nuk shkëlqeu as në Parlament as në BBV”

Ish opinionisti i “Big Brother Vip Kosova”, Bledi Mane, ka komentuar pozicionin e Ori Nebijajt si opinioniste në formatin shqiptar.

Me anë të një postimi në Instagram, gazetari është treguar i drejtpërdrejtë kur ka shkruar se Ori duhet të dërgohet në shtëpi pasi nuk po shkëlqen as në BBV ashtu si edhe në Parlament.

“Nominoni dhe çoni në shtëpi Ori Nebiajn. Nuk shkëlqeu kurrë as në Parlament e as tani në Big Brother… Më vjen keq Ori!”- ka shkruar Bledi.

Kujtojmë se Ori është për herë të parë në pozicionin e saj si opinioniste në këtë sezon të tretë të BBV, pasi zëvendësoi Zhaklin Lekatarin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48692 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE