Ja ku mund ta ndiqni sot live “Big Brother Vip 3”!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja ku mund ta ndiqni sot live “Big Brother Vip 3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Një nga situatat më të komentuara ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave.

Një situatë e pazakontë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. ‘Hallva e vdekjes’, siç e quajti Erjola përgatitur për çiftin Ilnisa-Meriton ka ‘ndezur gjakrat’ si kurrë më parë. Thyerje e rregullave apo çështje morali?

Kush do të eleminohet? Me shumë surpriza dhe dy hyrje të reja që pritet të trondisin shtëpinë! “Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në Top Channel!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51091 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE