Dy shpërthime në baza ajrore në Rusi/Banorët e alarmuar!

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy shpërthime në baza ajrore në Rusi/Banorët e alarmuar!

Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qendrore, qindra kilometra në lindje të zonës luftarake në Ukrainë. Ato u regjistruan pasi Moska ka kryer një fushatë masive sulmesh ajrore brenda Ukrainës, duke synuar rrjetin elektrik të vendit e gjithashtu infrastrukturën civile. Mësohet se të paktën një shpërthim i madh ndodhi në një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e Saratovit, rreth 600 kilometra në lindje të Ukrainës, ndërsa një tjetër, në një aeroport jashtë Ryazanit, në juglindje të Moskës.

Postimet e sotme në rrjetet sociale nga banorët e qyteteve Engels e Saratov, tregojnë për shpërthimin në bazën ajrore Engels-2, rreth orës 06:00 të mëngjesit me atë lokale. Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin, u bërë thirrje banorëve atje të qëndrojnë të qetë. Sipas tij, nuk ka vend për panik!

Dua të theksoj se nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e jashtëzakonshme në zonat e banuara të qytetit. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Nuk është dëmtuar infrastruktura civile. Informacionet për shpërthimet në objektet ushtarake po kontrollohen nga agjencitë e sigurisë.

Ende ka asnjë konfirmim për arsyen e shpërthimit.

Në Telegram, kanali i pavarur rus, Astra, raportoi se një dron i paidentifikuar u përplas në bazë e se dy bombardues me rreze të gjatë Tu-95 u dëmtuan, ndërsa dy pjesëtarë të personelit ushtarak u plagosën. Baza ajrore Engels-2 thuhet se është përdorur si vend nga ku nisën sulmet ajrore ruse kundër Ukrainës, më 24 shkurt.

Po sot, agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti, raportoi një shpërthim karburanti në një aeroport jashtë qytetit të Ryazanit, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit rus, Moskë. Tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën, ndërsa një avion u dëmtua.

Po ashtu, agjencia e lajmeve, Vishegrad 24, bëri të ditur se shpërthimi ndodhi në aeroportin ushtarak Dyagilevo, i cili gjithashtu është një bazë strategjike bombarduesish. Zyrtarët në rajonin Ryazan nuk i kanë komentuar këto raportime të mediave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49600 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE