Tragjedia e familjes Hoxha në Lushnjë! Babë e bir që humbën jetën, dje kishin nisur punën

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedia e familjes Hoxha në Lushnjë! Babë e bir që humbën jetën, dje kishin nisur punën

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në një kapanon në ndërtim në Lushnjë tronditi opinionin publik.

Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Elidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila u mori jetën.

Dyshohet se një bombol oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin, madje edhe deri në Peqin.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Elidio, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Dhe ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit e jetës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE