Një ish-fitues rikthehet në lojë, Jetmir Salaj banori më i ri në Big Brother Vip!

vovalbania March 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një ish-fitues rikthehet në lojë,  Jetmir Salaj banori më i ri në Big Brother Vip!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Siç u bë me dije në primen e kaluar, këtë të shtunë do të ketë edhe dy hyrje të reja brenda shtëpisë më të famshme në vend. I pari që hyri mbrëmjen e sotme ishte Liam Mandiaro ndërsa pas tij ishte Jetmir Salaj Nga fitues i Big Brother 3 në banor i Big Brothër VIP 3. Jetmir Salaj është rikthyer që të jetë sërish një konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Kohët e fundit, kjo lojë ka rrëshqitur nga binarët. Jo me atë që bëja unë. Unë kam qenë 25 vjeç, tani jam 40. Kjo revolta ime e brendshme më bëri që të vijë. Ta vëmë në shina këtë lojë. Të mos mallkojmë e të shajmë. Mendoj se kjo rezonanca e ‘Big Brother’-it është përtej oqeanit. Diaspora ndjek gjithçka që ndodh në këtë vend. Kjo më bëri të vijë këtu dhe ta fitoj këtë lojë, ishin fjalët e para të Jetmirit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE