Operacioni “Good start”, zbardhen 7 vjedhje banesash, arrestohen tre persona!

vovalbania March 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacioni “Good start”, zbardhen 7 vjedhje banesash, arrestohen tre persona!

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Si rezultat i operacionit të koduar “Good start” u vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Good start”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.

Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, në Tiranë, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes së banesave së tyre, dhe një rasti të vjedhjes së një biznesi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Good start”.

Si rezultat u tij u vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.

Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE