Mos ndoshta Rina dhe SinBoy janë ndarë?

vovalbania August 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta Rina dhe SinBoy janë ndarë?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja (ndoshta) mund ta ketë çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjtha këto mendime duket se u hodhën poshtë, pasi duket se çifti nuk janë më bashkë. Rina dhe SinBoy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke na lënë kështu të kuptojmë se ndoshta mund ti kenë dhënë fund lidhjes së tyre tashmë disavjeçare. Nuk dihet nëse është thjeshtë një zënk momentale apo diçka serioze ama na mbetet vetëm të presim ndonjë reagim të tyre.

Pak ditë më parë, Rina dhe SinBoy festuan plot katër vite lidhje dhe ky i fundit zgjodhi të bëjë një veprim shumë të ëmbël për partneren e tij duke i zbukuruar krevatin.

Vetëm disa javë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet “Daddy”, duket se Rina ka gati projektin e ri muzikor. Së fundmi bukuroshja ka postuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka lajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47862 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE