Horoskopi sot: 4 mars 2024

vovalbania March 04, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 9 gusht 2023

Dashi-Venusi do të ketë ndikim shumë pozitiv sidomos për zgjidhjen e disa problemeve. Vetëm për shkak se dikush ka një ide tjetër, nuk do të thotë se është një ide më e mirë. Mendimi i pavarur gjithmonë duhet të inkurajohet. Mos u shqetësoni nëse njerëzit ju akuzojnë se jeni mendjembyllur.

Demi-Do të lundroni në një det të qetë pa u ankuar për problemet e zakonshme. Beqarët të jenë më aktivë në takimet spontane. Nga ana tjetër kjo nuk është një ditë shumë e mbarë për suksese financiare, prandaj mos e prekni portofolin tuaj.

Binjakët-Mos harxhoni kohë dhe energji t’u shpjegoni çdo lëvizje njerëzve që nuk iu kuptojnë dot. Kurrsesi nuk kanë për të aprovuar asgjë. Disa detyra të reja po vijnë kështu që do të jeni shumë të zënë në të ardhmen. Kjo do të kërkojë edhe disa ndryshime në marrëdhëniet tuaja gjithashtu.

Gaforrja-Është koha që të sqaroni një situatë sentimentale të rëndësishme për ju. Në punë do të keni luhatje humori dhe disa diskutime do të jenë të pashmangshme.

Luani-Do të jetë një ditë, gjatë së cilës do të duhet të reflektoni gjatë, pas një jave të turbullt. Po përjetoni një histori dashurie, e cila nuk ju mërzit në asnjë moment. Në punë, nëse jeni shumë të vendosur dhe të fortë, do dini si të reagoni përpara çdo vështirësie.

Virgjëresha-Po ju kujtohen kohërat e vjetra të arta. Edhe pse mendon se kohërat moderne nuk ua ofrojnë disa kënaqësi të caktuara, nuk do të thotë që nuk duhet t’i shijoni të mirat e jetës.

Peshorja-Ata që janë në një lidhje do të nisin një fazë të re në jetët e tyre private. Mund të filloni bashkëjetesën me partnerin/en. Kjo kërkon një investim të madh në një shtëpi. Ata që janë beqarë do të gjejnë një person të veçantë sot.

Akrepi-Mos dyshoni për çdo gjë sepse në këtë mënyrë do të largoni nga vetja njerëzit e dashur. Hiqni dorë nga qëndrimet negative! Është koha ta shikoni gotën gjysmë plot, jo gjysmë bosh. Ky nivel dyshimi që keni ndaj njerëzve të tjerë duhet të largohet dhe sa më shpejt.

Shigjetari-Për beqarët do të nisë një marrëdhënie e re premtuese. Mos lejoni egon dhe krenarinë që të shkaktojë probleme në kultivimin e kësaj marrëdhënie. Për të dashuruarit është e nevojshme që t’i lini hapësirë partnerit/es.

Bricjapi-Sot mund të jetë një ditë pozitive edhe nëse nuk mund të bëni pa xhelozinë tuaj. Në punë nuk është koha ideale për të kërkuar fonde apo edhe për të bërë investime.

Ujori-Kjo e hënë do të jetë e gjitha relaksuese, ku nuk do të mungojnë emocionet. Kush ka pasur dyshime për ndjenjat e veta, ka rrezikuar që të humbte gjënë më të mirë që ka patur. Në punë kjo është një periudhë e cila do ju hapë rrugë të reja, në të cilat duhet të zgjidhni me kujdes si të veproni.

Peshqit-Është e rëndësishme të ndani se kush jeni dhe çfarë keni. Në qoftë se një stil i caktuar jetese është i pakapshëm për ju, mos u mërzisni. Fokusohuni në të bërit e maksimumit të asaj që keni në dizpozicion./tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49318 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE