A do të shkojë drejt altarit me partnerin e saj? Fifi tregon planet

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të shkojë drejt altarit me partnerin e saj? Fifi tregon planet

Këngëtarja e njohur, Fifi ka zbuluar se një dasmë me partnerin e saj Adis Patushin nuk është në planet e saj të afërta.

Artistja është shprehur se dëshiron një dasmë tradicionale dhe jo një ceremoni me 50 veta, duke shtuar se kur të martohet “do të dëgjohet Shkup e Shkodër”.

Fifi theksoi se ende nuk ka diskutuar me Adisin dhe se kanë plane të tjera të bukura përpara.

“Avash, avash. Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër.

Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë”, tha këngëtarja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE