Sondazhi i TAR/ Si e komentoni daljen e vullnetshme të Fation Kuqarit nga shtëpia e “BBV3”?

vovalbania March 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/ Si e komentoni daljen e vullnetshme të Fation Kuqarit nga shtëpia e “BBV3”?

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Fationi vendosi të largohej nga shtëpia duke i qëndruar fjalës së tij të dhënë se nëse Meritoni nuk largohet nga nominimi i kësaj mbrëmje, ai do të linte shtëpinë e Big Brother Vip! Pavarësisht këmbënguljeve, Fationi vendosi të linte përfundimisht aventurën e tij në Big Brother Vip! Në lidhje me këtë  në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Si e komentoni daljen e vullnetshme të fatjonit nga shtëpia e “BBV3”?. Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Bëri mirë që doli(58%) dhe  Duhet të qëndronte akoma( 42%).

 

 

 

Nga ana tjetër për shkak të situatës që ndodhi mes Sarës dhe Françeskës, sondazhi i ri ngre pyetjen: “Cilën nga banoret mendoni se do penalizojë zarfi i zi në “BBV3”? Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE