Rama njofton blerjen e dronëve “Bayraktar”: Së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama njofton blerjen e dronëve “Bayraktar”: Së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për dronët “Bayraktar” të Turqisë dhe njofton se shumë shpejt ata do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se këta dronë janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Rama shton gjithashtu se kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës.

Reagimi i Ramës:

Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile

Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s

Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë.

Më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti është parë në afërsi të dronëve, bashkë me ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.

“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare!” ka thënë Kurti, duke i përgëzuar pjesëtarët e FSK-së që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

Kurti nuk ka bërë të ditur sa dronë janë blerë dhe as buxhetin e ndarë për ta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50953 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE