Debate të forta, thyerje rregullash dhe Zarfi i Zi! Ku mund ta ndiqni LIVE spektaklin e “BBV3”!

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debate të forta, thyerje rregullash dhe Zarfi i Zi! Ku mund ta ndiqni LIVE spektaklin e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Në shtëpinë e Big Brother VIP ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta. Sara dhe Françeska janë përfshirë në debate të forta, përplasje në për derën e tualetit që u shoqëruan me me ofendime të ndërsjellta. Por e gjithë kjo situatë bëri që Vëllai i Madh të sillte Zarfin e zi në shtëpi. Nominimi që doli nga spektakli i të shtunës u anulua dhe vendimi për banorët do të jepet gjatë mbrëmjes së sotme. Çfarë do të vendosë Vëllai i Madh?

Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb Big Brother Vip 1 dhe Big Brother Vip 2, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49286 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE