Durrës, e reja hidhet nga dritarja e dhomës së hotelit…

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Durrës, e reja hidhet nga dritarja e dhomës së hotelit…

Një e re është hedhur nga dritarja e një dhome hoteli në qendër të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasdrekën e së martës në qytetin bregdetar. Në një godinë përbri godinës së Prefekturës së Qarkut.

E reja ka rënë mbi tendën e një lokali dhe pasi ka marrë informacion për situatën, policia ka kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës të Durrësit, që ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur zbritjen e vajzës nga tenda.

Gjendja e saj fizike ka qenë e mirë, por jo ajo psikologjike. Autoambulanca që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes e ka dërguar në spital për një kontroll mjekësor.

Paraprakisht bëhet e ditur nga policia se e reja është hedhur vetë nga dritarja për t’i shpëtuar një sherri në dhomën e hotelit.

Burime te ndryshme japin versione te ndryshme mbi ngjarjen.

Në përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50068 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE