Pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit, Sara Gjordeni përjashtohet nga “BBV3”!

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit, Sara Gjordeni përjashtohet nga “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Gjatë pasdites së të dielës ka pasur tensione mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri. Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment e ka shtyrë, por edhe Sara ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Për këtë Vëllai i Madh ka marrë një vendim dhe në spektaklin e sotëm, për pengesë me forcë dhe prekje fizike Sara Gjordeni përjashtohet nga shtëpia e “BBV3” .

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE