Shqiptari hap zjarr ndaj policisë spanjolle gjatë operacionit antidrogë,tre persona në pranga!

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptari hap zjarr ndaj policisë spanjolle gjatë operacionit antidrogë,tre persona në pranga!

Policia spanjolle është përballur me të shtëna arme zjarri gjatë një operacioni antidrogë në një zonë pyjore të Argentonas në Barcelonë.

Njësia ARRO e Mossos, pasi u identifikua, tentoi të hapte portën e objektit të dyshuar. Në këtë moment, nga brenda saj është shtënë dy herë me pistoletë.

Njëri nga plumbat ka kapur jelekun antiplumb të një agjenti, ndërsa tjetri ka shkuar bosh.

Agjentët e policisë arritën të thyenin portën dhe të hynin brenda duke arrestuar 3 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe agresorin.

Mësohet se brenda objektit janë gjetur të kultivuara bimë marijuane, ndërsa detaje të reja pritet të bëhen të ditura në orët ne vijim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE