Nesër Shqipëri-Poloni në ‘Air Albania’, Balla mbledh strukturat lë porositë: Asnjë huligan në stadium

vovalbania September 09, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Operacionet e fundit në Vlorë/ Balla: U parandaluan ngjarje me pasoja kriminale, shpërblim për efektivët e angazhuar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbajtur një takim me strukturat e policisë së shtetit ku ka kërkuar angazhim maksimal për të shmangur çdo ngjarje dhune para dhe pas ndeshjes.

“Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe do të kërkohen ndëshkime të ashpra. Ne nuk duhet të presim të na ndodhi një ngjarje si ajo që ndodhi në Athinë pak javë më parë, për të ashpërsuar masat tona”, tha Balla.
Ministri Balla është shprehur se duhen evidentuar personat me precedent huliganizmi, në të dy tifozeritë si dhe thekson se personat e dhunshëm duhen ndaluar përjetësisht të hyjnë në stadiume.

“Jemi në kohën e duhur për të komunikuar me publikun dhe për të thënë qartë se gjithkush që vjen në stadium, me mendjen për të shkulur stolat e stadiumit dhe për t’i hedhur ato në fushë, apo për të shkaktuar akte të tjera huliganizmi dhe këtu me Federatën Shqiptare të Futbollit duhet të jemi shumë të qartë, për të marrë masa drastike, natyrshëm pjesën penale, por dhe për të mos lejuar përjetësisht persona të caktuar që të hyjnë në stadiume. Britania e Madhe është shembulli më kuptim plotë i ndryshimit drastik, por dhe Shqipëria nuk ka pse bën përjashtim në këtë. Kemi kohën e duhur në dispozicion për të evidentuar personat me precedent huliganizmi, në të dy tifozëritë edhe në atë shqiptare edhe në atë polake. Edhe me palën polake duhet të jemi shumë të qartë dhe personat të cilët nga komunikimi me Policinë e Shtetit Polak, na rezultojnë që kanë precedent në ngjarje huliganizmi të mos lejohen fare të hyjnë në stadium edhe nëse posedojnë një biletë të vlefshme, sepse vendimin përfundimtar për të hyrë apo jo në stadium e merr Policia e Shtetit” tha Balla.

Balla gjithashtu nënvizon se një bashkëpunim i mirë mes të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit do të çojë në parandalimin e çdo ngjarje të mundshme dhune gjatë këtij evenimenti sportiv.

“Kam shumë besim që një koordinim më i mirë i të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, qoftë e rendit, Rrugorja apo dhe strukturat e tjera të Antiterrorit apo Strukturat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, do duhet që të parandalojnë çdo ngjarje dhune në kryqytetin shqiptar gjatë këtij evenimenti sportiv, shtuar këtu dhe përpara ndeshjes dhe pas ndeshjes. Mos harroni kurrë që gjithçka lidhet me imazhin e Shqipërisë”, përfundoi ministri Balla.

Polonia që renditet në vendin e 3 në grup, me 1 pikë më pak se Shqipëria, do tentojë të mposhtë kuqezinjtë në Air Albania për ti marrë vendin, pasi dy përfaqësueset e para shkojnë në Europian. Ndeshja e parë për eliminatoret e Euro 2024, u zhvillua me 27 mars në Varshavë dhe u fitua 1-0 nga polakët me golin e Sëiderskit. Të dielën Shqipëria do ketë ndihmën e madhe të tifozëve, pasi 22 mijë biletat janë shitur me kohë, ndërsa sfida do të gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Spanja me kryesor Jose Maria Sanchez.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49286 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE