Ekskluzive/ Fjoralba Ponari largohet përfundimisht nga Top Channel, ja ku do ta shohim këtë sezon

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Fjoralba Ponari largohet përfundimisht nga Top Channel, ja ku do ta shohim këtë sezon

Prej disa kohësh në rrjet po përflitet për reality shown më të ri në Shqipëri, “Ferma Vip” i cili do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus.

Burime ekskluzive për Vip Magazine, bëjnë me dije se moderimi i është besuar Fjoralba Ponarit e cila prej kohësh ka prezantuar programin e humorist “Portokalli” në Top Channel bashkë me Xhemin dhe Salsanon.

Duket se këtë sezon moderatorja do të vijë në një hapësirë të veçantë, në krye të një programi që realizohet ëpr herë të parë në Shqipëri duke shkëputur raportet me Top Channel.

Nga ana tjetër mësohet se kasti i këtij programi nuk është vulosur ende. Disa emra kanë nisur të qarkullojnë në rrjet, megjithatë asgjë nuk është përfundimtare dhe nuk dihet nëse ata do të jenë pjesë e fermës si konkurrentë apo të ftuar specialë.

I vetmi emër i konfirmuar deri tani është ai i Bes Kallakut, i cili në fermë do të vijë jo si moderator por në rolin e kryefermerit./Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49599 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE