Sondazhi i TAR/Sarën apo Françeskën, cilën nga banoret mendoni se do të penalizojë zarfi i zi në “BBV3”?

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Sarën apo Françeskën, cilën nga banoret mendoni se do të penalizojë zarfi i zi në “BBV3”?

Një situatë e rëndë ka ndodhur në fillim të kësaj jave mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri. Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë.

Pas kësaj, një Zarf i Zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për shkak të situatës mes Françeskës dhe Sarës. Në të paralajmëroheshin të gjithë banorët dhe televotimi i së martës u anulua. Në Zarfin e Zi, që u lexua nga Rikja, shkruhej:

Banorë, Big Brother nuk ju paralajmëron më. Televotimi anulohet, flasim të martën…

Lidhur me këtë ndodhi, në Web-in e Top Albania Radios ngritëm një sondazh për të mësuar më shumë mbi mendimin e publikut. Pyetja ishte: “Cilën nga banoret mendoni se do të penalizojë zarfi i zi në “BBV3″?”. Lexuesit tanë janë përgjigjur kështu; 81% janë shprehur se do të penalizohej Sara, ndërsa 19% janë shprehur për Françeskën.

Kujtojmë se për këtë veprim, Vëllai i Madh mori një vendim dhe në spektaklin e mbrëmshëm, për pengesë me forcë dhe prekje fizike Sara Gjordeni u përjashtua nga shtëpia e “BBV3”. Pas vendimit të Vëllait të Madh, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e Web  të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen “Cili mes 8 çifteve të zgjedhur nga Jetmiri, mendoni se do të shkojë në nominim të shtunën?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE