Të shtëna me armë në Rrile të Lezhës, një i plagosur në gjendje të rëndë (EMRI)

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të shtëna me armë në Rrile të Lezhës, një i plagosur në gjendje të rëndë (EMRI)

Një 54-vjeçar raportohet se është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm (6 mars) në Lezhë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Rrile.

Mësohet se personi i plagosur, Agron Puka është dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetës.

Raportohet se 54-vjeçari po lëvizte me automjet në fshatin Rrilë kur është qëlluar nga një person i paidentifikuar rreth orës 08:00.

Efektivët kanë rrethuar zonen dhe kane ngritur pika kontrolli, ndërsa në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Shënjestra e sulmit, Agron Puka, sapo kishte dërguar fëmijët e tij në shkollë me makinë kur është qëlluar me breshëri automatiku.

Raportohet se autori, ende i paidentifikuar, i ka bërë pritë dhe në momentin që 54-vjeçari ndodhej në automjet ka qëlluar me plumba në drejtim të tij.

Si pasojë, Agron Puka raportohet se ka marrë disa plagë në trup.

Ngjarja ka ndodhur pranë dyerve të shkollës së Rriles në sy të nxënësve, që janë traumatizuar.

Në foto shihet automjeti i 54-vjeçarit, tip “Audi”, i parkuar anash rrugës, ndërsa xhamat e mjetit janë shpuar nga plumbat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE