Krah 21 Savage, Nicki Minaj, Offset: reperi shqiptar në festivalin më të madh të hip-hop në Evropë

vovalbania March 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krah 21 Savage, Nicki Minaj, Offset: reperi shqiptar në festivalin më të madh të hip-hop në Evropë

Një tjetër sukses për muzikën shqiptare: Noizy është gati të shkëlqejë në skenën e festivalit më të mëdha të hip-hop në Evropë, “Openair Frauenfeld”.

Ky festival do të mbahet në qytetin e Frauenfeld-it, Zvicër, në datat 11, 12 dhe 13 korrik, dhe do të sjellë përpara një publiku të gjerë emra të shquar të muzikës hip-hop.

Noizy, i cili është një figurë e njohur në muzikën europiane tanimë, do të bashkohet me një line-up që përmban emra të mëdhenj të industrisë së muzikës botërore, si: 21 Savage, Don Toliver, Playboi Carti, Offset dhe Nicki Minaj që gjithashtu do të performojnë në këtë festival.

Prania e Noizy-s tregon rritjen e ndikimit të muzikës së tij në skenën ndërkombëtare.

Festivali “Openair Frauenfeld” ka një histori të gjatë dhe një reputacion të ndërtuar si një prej festivaleve më të rëndësishme të muzikës në Evropë, i cili nisi që nga viti 1985.

Ky është një sukses jo vetëm për Noizy-n, por edhe një promovim i madh edhe muzikën shqiptare para një publik të gjerë ndërkombëtar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50311 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE