Parashikimi i motit, 7 mars 2024!

vovalbania March 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, 7 mars 2024!

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të vranët dhe reshje.

Shiu të cilat do të jenë prezente që prej orëve të mesnatës. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave afatshkurtra.

Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 11m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 0 deri 8°C

-në zonat e ulëta 2 deri 14°C

-në zonat bregdetare 3 deri14 °C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE