Shtetet me internetin më të shpejtë në botë!

vovalbania February 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtetet me internetin më të shpejtë në botë!

Interneti dhe shpejtësia e përhapjes së tij është ndër faktorët më të rëndësishëm në botën teknologjike. Së fundmi, faqja “worldpopulationreview”, publikoi listën e shteteve që kanë internetin më të shpejt në telefon.

Shteti i parë në këtë listë është Emiratet e Bashkuara Arabe me 238.06 Mbps, pasuar nga Koreja e Jugut me 202.61 Mbps, Norvegjia 177.72, Katari 172.18, Kina 165.18, Kuvajti 157.18, Arabia Saudite 155.98, Qipro 144.64, Bullgaria 142.27 dhe Zvicra me 135.70 Mbps. Kjo listë përditësohet në bazë të ndryshimeve së statistikave. Sipas ekspertëve të teknologjisë, shpejtësia mesatare globale e shkarkimit në ‘broadband’ që nga 2021-a ishte 113.35.

Ndërkaq, rikujtojmë se në vitin 2021 Turkmenistani ishte shteti me internetin më të ngadaltë në botë, sipas një raporti të faqes “Cable.co.uk”. Qytetarëve të këtij shteti u duhet gati një ditë për të shkarkuar një film. Shpejtësia e internetit në Turkmenistan është vetëm 0.5 Mbps dhe për të shkarkuar një film prej 5 gigabyte zgjati 22 orë e 34 minuta.

Vlen të përmendim se rreth 2.9 miliardë e popullsisë së botës nuk e ka përdorur kurrë internetin dhe shumica dërrmuese jeton në vendet në zhvillim. Këto statistika janë pjesë e një raporti të ri të kryer nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit i Kombeve të Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, u zbulua një rritje e shpejtë e lidhjeve të reja globale të internetit, e cila u përshpejtua nga pandemia. 3.8 milionë gjermanë nuk kanë lundruar kurrë në internet, për të komunikuar me miqtë online apo për të shkruar një e-mail. Mospërdorimi i internetit vihet re sidomos tek të moshuarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49726 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE