Volkswagen prodhon një makinë për fermerët!

vovalbania March 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Volkswagen prodhon një makinë për fermerët!

Volkswagen Polo do të mbushë 50 vjet. Që nga lançimi në vitin 1975, është shitur si “hatchback”, limuzinë apo “crossover”. Këtë vit, kompania gjermane që ka fabrikën në Brazil është duke shqyrtuar idenë për një version “më të egër dhe më të ngritur”.

Fjala është për Polo Robust, një makinë e dedikuar nga inxhinierët enkas për fermerët. VW Brazil pretendon se makina është zhvilluar dhe testuar për klientët e segmentit bujqësor. Duke marrë parasysh se ata lëvizin nëpër terrene më të ashpra, makina është më e ngritur paksa sesa versionet bazike. Kabina është e veshur me materiale të veçanta që e bën më të lehtë pastrimin, duke marrë parasysh se fermerët shumicën e rasteve janë me rroba të punës.

Por kur bëhet fjalë për ngarkesa të mëdha, kjo vmakinë nuk do ta ketë këtë përparësi pasi ka një motor të vogël 1 litërsh me benzinë, që prodhon vetëm 84 kuaj-fuqi. Fuqia motorike bartet në rrotat e përparme falë ndërruesit manual me pesë shpejtësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE