Fejohet në moshën 92-vjeçare manjati i medias, Rupert Murdoch!

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fejohet në moshën 92-vjeçare manjati i medias, Rupert Murdoch!

Rupert Murdoch, ish pronari i medias Amerikane Fox News dhe themeluesi i Sky News, është fejuar në moshën 92 vjeçare me të dashurën e tij ruse Elena Zhukova, një biologe molekulare me të cilën ka qënë në lidhje prej disa muajsh. Çifti pritet të martohet në qershor të këtij viti në Kaliforni, ndërsa janë dërguar edhe ftesat për miqtë dhe familjarët e tyre.

Kjo është fejesa e 6 për manjatit mediatik, i cili u njoh me 67 vjeçaren menjëherë pasi u nda nga ish e fejuara e tij Ann Lesley Smith në muajin prill të vitit të shkuar. Dyshja thuhet se janë takuar në një festë të organizuar nga ish-gruaja e manjatit mediatik përgjatë vitit të shkuar. Zhukova ka qenë e martuar më parë me miliarderin rus të naftës Alexander Zhukov.

Sa i përket 92 vjeçarit ai ka qenë i martuar më parë me stjuardesën australiane Patricia Booker, gazetaren Skoceze Anna Mann, aktoren amerikane Jerri Hall si dhe me sipermarresen kineze Wendi Deng. Pas 70 vjetësh, manjati australian i medias njoftoi tërheqjen e tij nga kryesimi i News Corp dhe Fox. Miliarderi 92-vjeçar do të marrë titullin e presidentit të nderit, ndërsa djali i tij Lachlan do të jetë në krye të të dy kompanive.

Në një shënim, News Corp shpjegon se Murdoch, i cili mbushi 92 vjeç në mars, po largohet nga kompania botuese e cila përfshin ndër botimet e saj Wall Street Journal, New York Post, Dow Jones dhe Barron në SHBA dhe Times, Sunday Times dhe tabloidi The Sun në Mbretërinë e Bashkuar. Djali i tij Lachlan do të bëhet president i vetëm i News Corp, duke vazhduar të shërbejë si kryetar ekzekutiv dhe CEO i Fox Corporation.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50541 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE