Streha e sulmeve ajrore nga Lufta e Dytë Botërore ishte në oborrin e këtij çifti anglez…

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Streha e sulmeve ajrore nga Lufta e Dytë Botërore ishte në oborrin e këtij çifti anglez…

E reja e quajtur Rebecca Hobson ka gjetur një kalim të fshehtë nëntokësor që thuhet të datojë nga Lufta e Dytë Botërore. 34 vjeçarja u trondit kur zbuloi kalimin sekret 50 metra të gjatë të fshehur nën pronën e saj në një fshat afër Folkstone, Kent të Anglisë. Nëna e dy fëmijëve tha se ajo dhe partneri i saj Darren kanë zbuluar strukturën unike gjatë pandemisë në vitin 2020, por nuk kanë filluar ta gërmojnë atë deri vitin e kaluar.

Në tunelin i cili besohet se ka qenë strehim për 200 gra dhe fëmijë gjatë fushatës së bombardimeve gjermane në Luftën e Dytë Botërore, dyshja gjetën edhe armë të vjetra. Çifti vendosën që pamjet e tunelit t’i shpërndanin në rrjete sociale. Ata vendosën ta zbulonin historinë vetëm pasi vendasit sugjeruan se gjetja e tyre daton që nga Lufta e Dytë Botërore. “Kur u vendosëm në shtëpi, nuk e kishim idenë se streha e sulmeve ajrore ishte në oborrin tonë”,-tha Rebecca. Që nga zbulimi i strehës, çifti tha se e kanë pastruar tunelin dhe kanë vendosur drita brenda tij, por nuk duan ta ndryshojnë pasi duan ta ruajnë historinë e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE