“Nuk e di se sa i shkon tipi i ‘don zhuanit‘ Meritonit tani që ka zgjedhur Ilnisën‘‘! Arnita Beqiraj paralajmëron banorët: Mos flini natën…

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e di se sa i shkon tipi i ‘don zhuanit‘ Meritonit tani që ka zgjedhur Ilnisën‘‘! Arnita Beqiraj paralajmëron banorët: Mos flini natën…

E ftuar ditën e sotme në Big Brother Radio për të folur rreth situatave të shtëpisë më të famshme në vend ishte regjisorja dhe ish finalistja e DWTS, Arnita Beqiraj! Arnita e nisi intervistën duke komentuar promon e kësaj të shtune:

Më duket sikur aty, paqja është një nocion aq abstrakt brenda mureve të asaj shtëpie.

Më pas regjisores iu kërkua të bënte një përshkrim rreth banorëve të BBV 3:

Bardhi më pelqen, është një djalë me energji shumë pozitive, jam shumë kurioze të shikoj si do të vazhdoj rrugëtimin më tej pa partneren e tij. Sa i përket Eglës, kam përshtypjen se ajo është ai “serial killer“ i ftohtë fare që të gjithë mendojnë që po shpërthen dhe i ka të gjithë reagimet emocionale dhe nervozohet por unë mendoj se është krejtësisht e kundërta. Ajo është aq e ftohtë saqë mos flini natën. (qesh)

Erjola është padyshim një nga vajzat më sanguine, që është ne ekran pikërisht për këtë spontanitetin dhe të mos paturit ndrojën e të qenurit ashtu siç je. Për Julin do të përdor në konotacion pozitiv një shprehje që e themi ne nga Vlora: “Është i hurit dhe i litarit“, pra që nuk ia ha qeni shkopin. Me Romeon nuk ka si mos të kem një afeksion ndaj tij duke qënë se jemi edhe nga i njëjti qytet. Unë e vlerësoj për dashurinë dhe ndjeshmërinë që ai ka, e di që e ka shumë të vërtetë. 

Sa i përket Meritonit, unë e njoh edhe nga jashtë si një djalë më të cilin kam punuar dhe kam një simpati, është mjaft bashkëpunues. Edhe në jetën e jashtme, është një tip “don zhuani“ por besoj që nuk ka një çun me pamjen e tij. me lifestylen e tij që nuk ka këtë lloj qasje prej don zhuani, edhe pse nuk e di se sa shumë i shkon kjo kur ka zgjedhur për partnere Ilnisën. (qesh)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49135 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE