Ice Boy dhe 1Man/Agon Nimani zbulon nga është frymëzuar për emrat e tij artistikë…

vovalbania March 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ice Boy dhe 1Man/Agon Nimani zbulon nga është frymëzuar për emrat e tij artistikë…

Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku ke humbur?”. I ftuar sot në një intervistë me Jonida Aliçkolli, ishte Agon Nimani, i njohur ndryshe Ice Boy.

Një artist shumë i dashur për publikun, me disa prej këngëve hit akoma edhe sot, Nimani u shpreh për jetën artistike, largimin nga muzika, familjen e shumë të tjera. Por pse ka patur ai pseudonimin Ice Boy apo edhe 1Man?! Ja si u shpreh sot Nimani në “Ku ke humbur?”.

Ice boy ka qenë kur jam marrë me muzikë më shumë. Jam frymëzuar prej artistëve të huaj të kohës. Kur ishim të rinj, donim të kishim një emër dhe ashtu ka ngelur. Në këtë kohë, ka ndryshuar edhe muzika, jo veç emrat. 1man nuk është thjesht domëthënia por është mbiemri, pra one-ni, man-mani, për mbiemrin tim Nimani.

Ndërkohë, sa të vështirë kanë qenë hapat e parë në muzikë për të asokohe?

Kur kam qenë i ri, ka ndikuar dhe vëllai shumë. Unë dëgjoja muzikë tjetër. Shoqëria ka ndikuar. Kam eksperimetuar edhe me zhanera të tjera përveç hip-hop. Jam marrë edhe me muzikë më eksperimentale. Ky ka qenë kalimi nga muzika alternative, edhe në tupana. Një kohë kam tentuar edhe kitarën. Mendoj se më shumë vetja ime isha te hip-hop… Dikur ka qenë shumë më e vështirë. Financiarisht duhej të investoje të vetja…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48718 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE